Lajme

Vitia: Po i vuajmë pasoja e 20 vjetëve, jo të dy vjetëve

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se Kosova po i vuan një pjesë të madhe të pasojave të 20 viteve dhe jo të dy viteve, në sektorin e shëndetësisë.

Vitia ka thënë se po të kishte më herët specializime për anesteziologë, Kosova nuk do të kishte probleme tani me mungesë të tyre.

“Mendoj se këtu duhet të fillojë llogaridhënia, që ministri të raportojë para juve. Po kanë qenë dy vite të vështira. Vite pandemie që në një pjesë jeni marrë edhe ju. Edhe shumë vende te tjera më shëndetësi të zhvilluar kanë kaluar në kolaps shëndetësor. Ne sot po i vuajmë një pjesë të madhe pasojat e 20 viteve jo dy viteve. Sepse për shembull po të kishim më herët specializime për anesteziologë nuk do të kishim tani këto probleme qe i kemi me mungesë të tyre”, ka thënë Vitia.

Lexo më shumë  Kurti nderon viktimat në masakrën e Podujevës, kërkon drejtësi për krimet e luftës

Ai ka thënë se kanë filluar procedurat për ndërtimin e spitalit.

Vitia ka folur edhe për ikjen e mjekëve duke thënë se janë duke punuar në këtë drejtim.

“Jemi duke punuar në dy drejtime. E para qe t’i bindim që të rrinë dhe e dyta që te mos i kenë problemet e njëjta siç i kanë pasur”, ka shtuar ai.

Rruga Press

Lexo më shumë  Skandali i radhës: Edi Rama për herë të tretë në publikimet e tij në rrjetet sociale e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë!?
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *