Lajme

Viti i ri shkollor nis me më pak nxënës në Shqipëri

Nis sot viti i ri shkollor. Vitin e kaluar në bankat e shkollës u ulën 12350 nxënës, ndërsa këtë vit numri i tyre shkon në 12165.

Për të bërë një krahasim në klasat e para vitin e kaluar filluan mësimin 1083 nxënës (845 në shkollat publike, 238 në shkollat private) ndërsa këtë vit fillojnë mësimin 1025 nxënës (809 në shkollat publike 216 në shkollat private).

Në klasat e dhjeta, ku vihet re numri i ulur ndjeshëm se një vit më parë, filluan mësimin në gjimnaze vitin e kaluar 1175 nxënës (688 publike, 235 private, 252 profesionale) ndërsa këtë vit do të fillojnë klasën e dhjetë 952 nxënës (431 publike, 246 private, 275 profesionale).

Në klasat e para këtë vit do të ulen 58 nxënës më pak, ndërsa në klasat e dhjeta 223 nxënës më pak. Rritje është konstatuar në arsimin profesional por edhe një rritje e ulët në shkollat private për klasat e dhjeta.

Lexo më shumë  Osmani: Liria e shtypit thelbësore për demokracinë – beteja kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave nuk ka qenë kurrë më urgjente  

Shkollat që do të bashkohen janë Hasan Pulo dhe Balil Pelari Orikum, Faslli Danaj Llakatund, Ibrahim Kushta dhe Shaban Demiraj Vlore.

Edhe Elbasani kët vit do të ketë më pak nxënës që ulen në bankat e klasës së parë dhe të dhjetë.100 me pak ne klasen e pare dhe 50 me pak ne te dhjeten

Në zyrën arsimore të Elbasanit janë regjistruar 1110 nxënës në klasën e parë shtetërore dhe 95 nxënës në atë private, përsa i përket gjimnazit janë regjistruar 10783 nxënës në atë shtetëtorë dhe 150 në ate  private .

Duhet theksuar se ka më pak renie të numrit të nxënësve në krahasim me vitet e kaluara.Shkaqet kryesore janë rënia e numrit të lindjëve, si dhe emigracionit, ndërsa për fshatra mbetet levizja drejt qytetëve.

Lexo më shumë  Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Edhe pse ka rënie të numrit të nxënësve në klasa, por edhe disa drejtori shkollash  janë bashkuar , deri më tani nuk është prekur nga reforma asnjë arsimtarë,përkundrazi me daljen e fitues të portalit priten emërime të reja.Për këtë vit mbetët shqetësim për vashdimin e mbylljes për shkak të mungesës të investimëve të shkollës 9 vjecare të fshatit Tregani të cilët janë të detyruar të ikin ne  një qendwr  administrative që të vashdojnë mësimin

Rënia e numrit të nxënësve këtë vit në Elbasan nuk ka sjellë mbyllje të shkollave, por padyshim në zonat malore do të shoqërohet me bashkim drejtorish shkollave . Shtimi i klasave të bashkuara do të çojë në një rënie të cilësisë së mësimdhënies nëkëto  shkolla.

Rruga Press

YouTube player