KryesoreLajme

Viti akademik në Elbasan nis me krizë studentësh. Mbyllen mbi 30 degë në 5 universitete

Shpopullimi i vendit, pagat e ulta dhe mungesa e shpresës për të rinjtë, po çon drejt mbylljes dhjetra programe studimi. Në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, rrezikojnë të mbyllen plotë 21 degë, dhjetë nga të cilat vetëm në fakultetin e Shkencave Humane, ku përfshihen degët tradicionale të mësuesisë si Histori-Gjeografia, Gjuhë –Letërsia etj. Drejt zhdukjes është dhe Matematik-Fizika, degë e cila rrezikon të mbyllet në të gjitha universitetet e vendit.

Në këtë fakultet, rrezikojnë të mbyllen plotë 11 programe studimi. Deri më tani, në total në 11 degët që rrezikojnë të mbyllen, janë regjistruar vetëm 14 studentë, mestarisht një student për degë. Fakulteti i Shkencave humanë në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan mund të cilësohet zyrtarisht në krizë, pasi në total në këtë fakultet janë regjistruar 54 studentë nga 407 kuota të lira që ka në të gjitha programet e studimit.

DEGËT QË MBYLLEN TE SHKENCAT HUMANE ELBASAN

Gjuhë letersi- 3 Regjistrime

Histori Gjeografi 3

Gjuha gjermane 1

Gjuha frënge 0

Gjuha italiane 0

Gazetari 1

Gazetari dhe Anglisht 3

Gjuhë shqipe dhe rome 0

Histori dhe gjuhë gjermane 0

Lexo më shumë  Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, konsiderohet si pasaportë për vendin

Gjografi dhe Gjuhë Italiane 0

Operatorë Turistikë dhe Gjuhë Gjermane 4

Në këtë fakultet janë regjistruar 192 studentë nga 519 kuota të lira. Megjithatë, degë si Biologji- Kimia, Matematik-Fizika, apo Matematik dhe Informatika, këtë vit nuk do të kenë më asnjë student.

DEGËT QË MBYLLEN TE FAKULTETI I SHKENCAVE TË NATYRËS

Biologji dhe Kimi 3

Matematik Fizik 0

Studime Mjedisore 2

Fizik Kompjuterike 0

Matematikë dhe Informatik 0

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve në Elbasan, Altin Idrizi, shprehet se mbyllja e programeve të studimit vjen për shkak të pagave të ulëta në vend, ç’ka nxit të rinjtë të ndjekin programet e mjekësisë, të cilën më pas e përdorin për largim jashtë Shqipërisë.

Në Elbasan, rrezikojnë të mbyllen edhe disa programe të tjera studimi në Fakultetin e shkencave të Edukimit dhe atë të Ekonomisë, ndërkohë që janë plotësuar pothuajse kuotat në fakultetin e Shkencave Mjekësore dhe Teknike.

Fakulteti i Shkencave te Edukimit nga 362 jane regjitruar 195

Deget qe mbyllen:

Edukim Qytetar 0

Filozofi Sociologji 0

Fakulteti Ekonomik nga 535 jane rregjistruar 111

Degë qe mbyllen jane:

Ekonomi dhe e Drejta 3

Lexo më shumë  Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Fakulteti i infermierisë ka 750 kuota, janë regjitruar 586 studentë

Janë regjistruar në degët:

Infermieri e përgjithshme 250

Infermieri mami 160

Fizioterapi 100

Imazheri 100

Teknik laboranti 100

Edhe në universitete të tjera në vend, degët e shkencave ekzakte duken më pak të preferuara nga studentët. Kështu, në Shkodër, Vlorë dhe Korçë rrezikon të mbyllet dega e fizikës, e cila në këto universitete nuk ka asnjë student të regjistruar. Në Vlorë, gjithashtu rrezikojnë të mbyllen degët e edukimit, kimisë dhe matematikës, për shkak të numrit të ulët të studentëve. Në Gjirokastër gjithashtu po pritet faza e tretë e regjistrimeve, për të parë nëse do të plotësohen kuotat në degët e mësuesisë. Ndërkohë, deri më tani, universiteti i Durrësit nuk raporton programe studimi në rrezik mbyllje. Në të gjithë universitetet e rretheve, degët më të preferuara nga studentët mbeten ato të mjekësisë dhe gjuhëve të huaja, ndërsa drejtuesit e fakulteteve janë në pritje të përfundimit të fazës së tretë të regjistrimeve, me shpresën se shumë degë do t`i mbijetojnë krizës për studentë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *