Lajme

Virus apo Covid, a ka vend për panik? Flet epidemiologu

Muaji janar ka sjellë dhe një shtim të rasteve të prekura nga virozat në mbarë vendin.

Në një intervistë të dhënë për Euronews Albania, epidemiologu Artan Simaku, tha se nuk ka asnjë arsye për tu shqetësuar, pasi kjo është një situatë e zakonshme e virozave të stinës.

Ai tha se rritja e rasteve është shkaktuar si pasojë e gripit dhe jo virusit Covid-19. Epidemiologu shtoi se karakteristike e gripit është zgjatja e temperaturës më shumë se koronavirusi.

Lexo më shumë  “E pabesueshme, qesharake, absurde…”, reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

“Jemi në një situatë të zakonshme të virozave të stinës. Në lidhje me Covidin vërehet një trend i qëndrueshëm i numrit të rasteve, por me një prirje të lehtë në rritje, pasi po hyjmë në pikun e stinës së dimrit.

Ajo që është karkateristikë në këtë periudhë, është mbizotërimi i gripit. Në vitin e parë të pandemisë gripi nuk ka qarkulluar fare, edhe në vitin e dytë, ndërsa tani po qarkullon njësoj si përpara pandemisë.

Gripi po qarkullon ko vetëm në Shqipëri por në të gjithë kontinentin evropian.

Janë dy gripe që qarkullojnë, gripi A dhe gripi B. Në fillim qarkullonte në moshat pediatrike dhe tani prek të gjithë popullatën.

Karakteristikë e gripit është temperature që zgjat më shumë se Covidi. Nuk janë variante të Covidit”, tha mjeku.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *