Lajme

Viroza më e re ngjitëse për fëmijët, pediatri: Mos përdorni antibiotikë, këshillat…

“Gojë..këmbë..dorë” është viroza e re ngjitëse që po qarkullon prej disa ditësh tek fëmijët.

Lajmi bëhet i ditur nga Shefi i Pediatrisë Berat Vladimir Kumaraku i cili tha për ‘Fax News’ se viroza është ngjitëse dhe me temperaturë të lartë dhe se është përhapur gjerësisht në kopshte e çerdhe.

Kumaraku ka deklaruar po ashtu se kjo sindromë paraqitet me temperaturë të lartë dhe me puçrra të shumta në këmbë,duar dhe gojë.

Lexo më shumë  Spiunja serbe Jelena Gjukanoviq dënohet me 6 vjet burgim

Sipas pediatrit Kumaraku,kjo situatë e krijuar është një situatë virale,jo për tu trembur por për tu vlerësuar

Sindroma-ka thënë ai-po përhapet gjerësisht në ambjentet e mbyllura siç janë çerdhet e kopshtet dhe duke qënë se është ngjitëse,mjeku i bën thirrje edukatoreve që nëse shohin fëmijë me shenja të tilla të mos i pranojnë brenda ambienteve, në mënyrë që të minimizohet shpërndarja e saj.

“Kjo sindromë është ngjitëse dhe po shfaqet dukshëm në kopshte e çerdhe. S’ka rrezik po ska pse shpëndahet.

Lexo më shumë  Ministri i Brendshëm, Sveçla pas dënimit të spiunes së Serbisë: Asnjë veprim që cenon sigurinë dhe rendin kushtetues të Republikës sonë nuk do të tolerohet

Deri tani kjo sindromë nuk ka shfaqur ndonjë komplikacion tek asnjë fëmijë të prekur, qoftë në aparatin e frymëmarrjes,zemrën apo aparatin tretës.

Është situatë që përdorimi i antibiotikëve duhet të jetë minimal dhe jo maksimal. Jo agresivë në trajtimin e fëmijëve që në fillim”- u shpreh Kumaraku.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *