KryesoreLajme

Viqentijeviq, një nga të akuzuarit për sulmin në Ibër–Lepenc: Radoiçiqi pezulloi një sulm tjetër në Kosovë sepse po priste fitoren e Trumpit

Jovan Viqentijeviq, një nga vëllezërit e akuzuar për sulmin me rreth 20 kilogramë eksploziv në kanalin e Ibër–Lepencit një vit më parë, ka rrëfyer se në tetor të vitit 2024 ishte planifikuar një sulm tjetër në territorin e Kosovës. Ai nuk ka dhënë detaje për natyrën e operacionit, por ka thënë se plani u ndalua nga terroristi Milan Radoiçiq, i cili është në kërkim ndërkombëtar për sulmin në Banjskë në shtator të vitit 2023, ku mbeti i vrarë togeri Afrim Bunjaku.

Sipas rrëfimit të Viqentijeviqit, Radoiçiqi e ndaloi sulmin shkaku i zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pritjes për fitoren e Donald Trumpit. Madje, ai thotë se Radoiçiqi e financoi fushatën e Trumpit me 30 milionë euro përmes lobit serb.

Lexo më shumë  Murati: Paga e 13-të ishte e paraparë në ligjin e buxhetit për vitin 2026, të cilin nuk e votuan PDK/LDK/AAK–Nisma

“Tutje, i pandehuri Jovan Viqentijeviq ka theksuar se në muajin tetor të vitit 2024 ka qenë i planifikuar një sulm në Republikën e Kosovës (nuk ka cekur diçka më shumë), por ishte stopuar nga i kërkuari me letër rreshtimi ndërkombëtar Milan Radoiçiq me arsyetimin se duhet të presim deri të përfundojnë zgjedhjet në Amerikë, dhe kandidati për president të SHBA-së, z. Donald Trump të fitojë, pasi që, sipas informatave që ka i pandehuri Viqentijeviq, Milan Radoiçiq ka financuar fushatën e z. Trump te Lobi Serb me tridhjetë (30) milionë dollarë”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë Speciale.

Jovan Viqentijeviq përveç akuzës për veprën terroriste, po hetohet edhe për spiunazh, ndërsa në dosje figuron edhe një kartelë e inteligjencës ushtarake.

Lexo më shumë  Projekti i mbështetur nga Kina për ndërtimin e urës në Beograd nxit kritika për fshehje të kontratave

Viqentijeviq ka pohuar gjithashtu se një ditë para sulmit të armatosur në Banjskë, ai ndodhej në një bazë ushtarake në Serbi, ku – sipas tij – ishte duke u trajnuar grupi i Radoiçiqit.

Aktakuza për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit përfshin vëllezërit Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, që akuzohen për “rrezikim të rendit kushtetues me shkatërrimin apo dëmtimin e instalimeve dhe pajisjeve publike”, dhe për terrorizëm. Ata dhe Igor Dimiqi akuzohen edhe për armëmbajtje pa leje.

Rruga Press

YouTube player