Viola von Cramon, të hënën nis vizitën katërditore në Kosovë
Deputetja e Parlamentit Evropian dhe raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, do të qëndrojë në Kosovë për katër ditë.
Vizitën e saj do ta nisë të hënën, kur edhe do të mbajë një konferencë për media.
Lexo më shumë Kosova nënshkruan marrëveshje mbi 40 milionë euro për shëndetësinë me Bankën Evropiane
Von Cramon ka qenë e zëshme në mbështetje të Kosovës tash e sa vite, si për çështjen e vizave, ashtu edhe për situatën me Serbinë në përgjithësi.
Rruga Press

