Bota

Viktor Orban anulon vizitën e tij në Bosnje dhe Hercegovinë

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka anuluar vizitën e tij zyrtare në Bosnje dhe Hercegovinë për arsye epidemiologjike.

Orban duhej të mbërrinte në Sarajevë në 25 janar me ftesë të kryetarit të Këshillit të Ministrave të BeH, Zoran Tegeltija, por vizita u shty, shkruajnë mediat boshnjake.

Hungaria është një faktor gjithnjë e më aktiv në proceset politike në rajon, por edhe në BeH, ndërsa Orban kritikohet për mënyrën e qeverisjes dhe vlerat që përfaqëson.

Lexo më shumë  Udhëheqësit ushtarakë të Izraelit sinjalizojnë se “puna” e tyre në Gaza dhe Liban ka përfunduar – a do t’i dëgjojë Netanyahu?

Deklarata e tij e turpshme në të cilën ai i prezantoi myslimanët në BeH si kërcënim për sigurinë e Bashkimit Evropian pati jehonë veçanërisht në këtë vend.

Krahas kësaj deklarate, Orban paraqitet si partner i Milorad Dodik, i cili po punon aktivisht për shkatërrimin e Bosnjë dhe Hercegovinës, gjë që shihet qartë nga e gjithë bota e qytetëruar.

Rruga Press

YouTube player