Lajme

Në 24 orët e fundit, në Kosovë mbi 1 mijë të infektuar me COVID-19 të moshës prej 0 deri 19 vjeç

Nga 2,708 personat e onfektuar me coronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë, mbi 1 mijë janë të moshës prej 0-19 vjeç.

Sipas statistikave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, 899 raste me coronavirus janë të moshës nga 10 deri në 19 vjeç, teksa 181 të tjerë janë nga 0 deri në 9 vjeç.

Lexo më shumë  Macroni priti autokratin në pallatin Elsyee, eurodeputetja franceze: Franca nuk duhet t'i japë mbështetjen e saj një qeverie që po e shet vendin e vet interesave të oligarkëve

Në bazë të këtyre të dhënave, nga mosha 20 deri në 19 vjeç janë infektuar 295 persona, nga 30 deri 39, janë infektuar 406, nga 40 deri në 49 janë infektuar 403.

Kurse, nga mosha 50 deri 59, të infektuar janë 261 persona, nga 60 deri 69 janë infektuar 188, nga 70 deri 79, të infektuar janë 57 persona, ndërkaq mbi 80 vjeç janë infektuar 18 persona.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 10.833 testime, 2 mijë e 708 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Lexo më shumë  1-shi i listës së LDK-së në “gjumë” – Vjosa Osmanit as që ia ndien për kaosin që e ka kapluar Abdixhikun

Rruga Press

YouTube player