Lajme

Viktimat e aksidentit tragjik/ Kosova dhe Bullgaria shpallin zi kombëtare . Shqipëria akoma

KOSOVË– 46 shqiptarë nga Maqedonia e Veriut kanë humbur jetën tragjikisht një ditë më parë në Bullgari si pasojë e djegies së një autobusi. Kosova dhe Bullgaria në nder të viktimave këtë të mërkurë e kanë shpallur ditë zie kombëtare. Zyra e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur të mërkurën ditë zie shtetërore për viktimat e aksidentit tragjik në Bullgari.

Lexo më shumë  Masakra e Vushtrrisë, Osmani: Serbia u përpoq t’i fsheh gjurmët e krimit

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të legjislacionit në fuqi, ka marrë vendim të mërkurën, me 24 nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shumica dërmuese bashkëkombas tanë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Bullgari”, thuhet në komunikatën e Presidencës.

Po ashtu, Maqedonia në kujtim të 46 viktimave mes të cilëve 12 fëmijë, ka shpallur 3 ditë zie.

Aksidenti tragjik i ndodhur ditën e djeshme në Bullgari la pas 46 viktima dhe vetëm 7 të mbijetuar

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *