Vijon rezistenca te “5 Maji”, banorët: Është turp, Bashkia nuk pranon ankesat tona
Banorët e lagjes “5 Maji” kanë dalë sërish në protestë, këtë herë para bashkisë së Tiranës.
Banorët ankohen se Bashkia nuk i ka pranuar shkresën me numër protokolli, të cilën tentuan ta dorëzonin sot në Bashki.
Në shkresë banorët refuzojnë vendimin e bashkisë për prishjen e banesave tyre, pasi e quajnë të padrejtë prishjen e shtëpive të tyre pa pasur në dorë një kontratë që u garanton një çati mbi kokë.
Sipas banorëve, atyre u është hequr e drejta për tu ankuar, pasi nuk dinë se ku të shkojnë tjetër, pasi Bashkia nuk i pranon.
“I kemi drejtuar ankesën presidentit, kryeministrit, ambasadës amerikane me postë. Ndërsa në Bashki donim ta dërgonim personalisht, nuk na i pranuan ankesat.
Këta u japin urdhër punonjësve që mos u pranojnë ankesat e banorëve.
Të vijë Erion Veliaj ta provojë me ne. Të vijë ta provojë, do i prishë apo nuk do i prishë banesat tona. Na u tha se do marrim shërbimin te njesia administrative nr 8. Po luajnë lojë fjalësh. Nuk na jep të drejtën , që të bëjmë ankesë. Ku ta çoj shkresën unë,nëse nuk ma pranon bashkia. Është turp, nuk na lenë të drejtën as të ankohemi”, shprehen banorët e lagjes “5 Maji”.
Rruga Press