Lajme

Java në Bruksel nis me Ballkanin, Varhelyi: Të çelen negociatat përpara fundit të këtij viti

Situata në Ballkanin perëndimor ka marrë vëmendjen e institucioneve europiane që në krye të kësaj jave. Ministrat e jashtëm të BE-së u takuan këtë të hënë për të diskutuar mbi situatën në Ballkanin perëndimor, dhe posaçërisht për Bosnjen dhe dialogun Prishtinë – Beograd.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se situata në Ballkanin Perëndimor “nuk është edhe aq e mirë”. Për kryediplomatin europian ka tendenca që rrezikojnë unitetin e Bosnjes dhe pengojnë integrimin europian.

Lexo më shumë  “Vetëm liria është më e shtrenjtë se jeta”, Kurti citon pjesë të intervistës që heroi Ilaz Kodra kishte dhënë për një televizion gjerman

Ndërkohë, për Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të BE-së, Oliver Varhelyi, zgjerimi mbetet mjeti kryesor i BE-së për të forcuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se Shqipëria dhe Maqedonisë mund t’i çelen negociatat përpara fundit të këtij viti. “Ne jemi të gatshëm për këtë dhe akoma shpresoj se kjo mund të ndodhë para fundit të këtij viti”, tha Varhelyi. Ai paralajmëroi edhe zbatimin e shpejtë të planit për investime në Ballkanin Perëndimor.

“Në Bosnje e Hercegovinë është thelluar kriza politike dhe dominojnë retorika dhe veprime përçarëse. Ka pasur kthim të tensioneve dhe incidente në veri të Kosovës. Ndasitë ndërpartiake kanë vazhduar ta destabilizojnë dhe paralizojnë sistemin politik në Mal të Zi.

Mospajtimet mes partnerëve nga Ballkani Perëndimor janë duke mbajtur peng implementimin e integrimeve rajonale”, thuhet në dokumentin e përgatitur për situatën në Ballkanin Perëndimor, si bazë për diskutimet e zyrtarëve të unionit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *