BallinaBota

Vijojnë protestat në Francë, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën

Protestuesit janë përplasur me policinë në Nantes të Francës, ndërsa kjo e fundit përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën. Qytetarët francezë vijojnë të protestojnë prej javësh kundër një projekt ligji mbi sigurinë, i cili parashikon që të mos publikohen imazhe të policëve.

Pavarësisht se projektligji u kthye për rishikim kjo nuk e ka qetësuar aspak protestuesit, të cilët shprehen se është një mënyrë për të fshehur arbitraritetin e autoriteteve.

Lexo më shumë  Rusia shënoi numrin më të lartë të viktimave ditore që nga fillimi i luftës në Ukrainë 

Projektligji parashikonte që filmimi i policëve të kthehej në një vepër penale.

Shoqëria civile, gazetarët por edhe qytetarët e kundërshtojnë një nismë të tillë duke protestuar herë pas here në qytetet franceze.

YouTube player