KryesoreLajme

Vijojnë protestat në Baks-Rrjoll të Velipojës, banorët përballen me policinë që mbronë paligjshmërinë e oligarkut

Protesta e kësaj të marte në zonën e Baks-Rrjollit në Velipojë është shoqëruar me tensione dhe përplasje pas vendimit të Apelit për pronësinë e tokës.

Mësohet se, situata u përshkallëzua pas vendimit të Gjykata e Apelit në Tiranë, e cila ka njohur familjen Malaj si pronare të ligjshme të sipërfaqes së tokës në fjalë. Pas vendimit, banorët kanë tentuar të hyjnë në tokat që u përkasin, por janë përballur me kordonin policor që ka penguar kalimin e tyre dhe që mbron paligjshmërinë e oligarkut Bashkim Ulaj të ndërtojë resort pushimesh në tokë që nuk e posedon dhe për më tepër në peisazh të mbrojtur natyror.

Lexo më shumë  Konjufca dhe diplomatët takohen në Ambasadën Italiane, në fokus rruga drejt BE-së

“Jemi në tokë tonë, do t’i bllokojmë fadromat për arsye se ka dalë toka jonë”, janë shprehur protestuesit, të cilët kanë arritur të bllokojnë punimet në terren.

YouTube player