Lajme

Vijojnë aktive vatrat e zjarrit në Kukës, flakët në Majën e Rrunës problematike

Mbrojtja Civile në prefekturën e Kukësit mëngjesin e kësaj të diele ka bërë dhe bilancin e orëve të fundit në lidhje me vatrat aktive të zjarrit.

Sipas të dhënave bëhet me dije se akoma vijojnë që të jenë aktive disa vatra zjarri në Kukës, ku ajo e Majës së Rrunës duket se është më problematikja.

Lexo më shumë  Pas 23 vitesh në euro, apartamentet në Shqipëri fillojnë të shiten në lekë, ngrihen indirekt çmimet

Ndërkaq pritet që të shtohen forcat zjarrëfikëse që të bëhet i mundur izolimi i flakëve.

“Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës Nj.Ad Malzi bashkia Kukës vazhdon të jetë problematike me gjithë punën e bërë nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës si dhe angazhimi nga ajri me helikopter.

Sot nga bashkia janë angazhuar 10 forca të MZSH-së, 8 punonjës të pyjores dhe Nj.Ad Malzi, si dhe 10 forca nga komuniteti.

Në mbështetje të strukturave të bashkisë janë angazhuar dhe 18 forca të Detashmenti i Mbrojtjes Rajonale Kukës”, thuhet në njoftimin e mbrojtjes Civile.

Lexo më shumë  GJKKO njofton 11 dhjetorin si datën kur do të shqyrtojë për herë të parë dosjen ‘Balluku’

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *