Lajme

Vijnë dhe 150 qytetarë afganë në Shqipëri! Stehohen në ‘Qytet Studenti’ dhe Durrës, numri total i tyre shkon në 607

150 qytetarë afganë mbërritën në aeroportin e Rinasit. Avioni i ardhur nga Abu Dabi është ulur në pistë rreth orës 5 të mëngjesit. 103 persona janë akomoduar në Qytetin Studenti dhe 47 të tjerë në struktura hoteljere në Durrës. Në total janë 607 qytetarë afganë të ardhur në Shqipëri 4 ditët e fundit.

Lexo më shumë  Krasniqi: Opozita e 2015-s e çoi Gjykatën Speciale në Kushtetuese, presioni për miratimin e saj ishte i paparë

Ditën e djeshme mbërritën në Shqipëri dhe dy avionë të tjerë. Në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, ndërsa në orët e para të mëngjesit mbërriti grupi i pestë me 28 persona. 108 afganë janë vendosur në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës ndërsa 28 janë akomoduar në Tiranë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Sot seancë plenare dhe protestë në Tiranë/ Policia merr masa, bllokon me gardh metalik rrugën që të çon te Kuvendi
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *