Lajme

Vigan Qorrolli emërohet zv/ministër i Ministrisë së Drejtësisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar të premten e 7 korrikut të vitit 2023,  Vigan Qorrolli, zëvendësministër të Drejtësisë.

“Duke e uruar për detyrën, Kryeministri Kurti i dëshiroi Qorrollit suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Vigan Qorrolli, është jurist sepse i ka përfunduar  të studimet e Doktoratës në fushën e të drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Grazit në Austri.

Lexo më shumë  Kurti bën homazhe në Çabrat të Gjakovës: Serbia ka pasur për qëllim shfarosjen e shqiptarëve

Ai është ligjërues në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në katedrën e të drejtës ndërkombëtare.

Në vitin 2013 ka qenë si Profesor Vizitor në American University, Washington College of Law në Washington DC si bursist i Departamentit të Shtetit të ShBA’ve.

Më parë ka kryer funksione të tjera, si këshilltar ligjor në Ministrinë e Drejtësisë, i kontraktuar nga DFID britanik dhe projekti CDF/KFOS.

Lexo më shumë  Osmani në Teksas, bën mësimin e parë në pilotim me pilotin që kishte shërbyer në Kosovë para 15 vitesh

Rruga Press

YouTube player