KryesoreLajme

Vigan Qorolli thotë se opozita po i druhet ligjit për pasurinë e paligjshme

Deputeti Vigan Qorolli nga Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pasi opozita nuk e mbështeti futjen në rend dite të Projektligjit për Byronë për Pasurinë e Paligjshme.

Në deklaratën e tij, Qorolli theksoi se refuzimi i opozitës përbën, sipas tij, “një rrëfim më vete”, duke e lidhur atë me frikën nga hetimi i pasurisë së pajustifikuar. Ai shtoi se ligji synon transparencë të plotë për burimin e pasurisë, duke nënvizuar se qytetarët që e kanë fituar atë ndershëm nuk kanë arsye për shqetësim.

Lexo më shumë  Surroi: Deputetët që e çojnë vendin në zgjedhje, do të mbajnë barrën e përgjegjësisë

“Byroja është frikë vetëm për pasurinë pa adresë, për milionat pa burim, për vilat pa pagë dhe për luksin që nuk shpjegohet dot ligjërisht,” deklaroi ai.

Qorolli u shpreh i bindur se, pavarësisht kundërshtimeve, ligji do të miratohet dhe do të sjellë rritje të llogaridhënies në vend.

Rruga Press

YouTube player