Lajme

(VIDEO)“Tradhtar, plehrë, qelbësirë”. Lulzim Basha sulmohet me vezë

Teksa kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbërriti për takim në një lokal pranë RTSH-së për takimin me gra dhe vajza në kuadër të procesit zgjedhor të Lëvizjes Demokratike të Gruas, disa protestues kanë hedhur vezë ndaj tij.

Sikurse shfaqet në pamjet e mëposhtme makina e tij është qëlluar me vezë nga të rinj të FRPD që po protestojnë jashtë ambienteve ku po zhvillon Basha takimin. Të rinjtë i kanë dalë para kreut të PD dhe i kanë bllokuar rrugën.

Lexo më shumë  Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve

Në video dëgjohet teksa ata bëjnë thirrje “ik, ik”, dhe janë përplasur me shoqëruesit e tij.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Deputetja austriake: Të ndalet dhuna policore dhe intimidimi i protestuesve në Shqipëri