(Video)Tension në Kuvend/ Sali Berisha sulmon Edi Ramën
Gjatë seancës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë ka patur një moment tensioni mes Kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Sali Berisha. Ky i fundit ka shkuar para foltores ku ulet Kryeministri dhe i është drejtuar duke i numëruar gabimet e vazhdueshme që prej kohës që është bërë kryeminstër në raport me Kosovën.
Ai u afrua pranë ulëses së tij duke e cilësuar atë burracak ndërsa tha se ai është çmendur për shkak të protestës së 7 Korrikut.
Berisha iu afrua karriges së Ramës dhe menjëherë i doli garda para.
“O burracak, o i pafytyrë”
“Ti dhe Baton Haxhiu përgatitët ndarjen e Kosovës”
“Ti dhe Baton Haxhiu i mbushët mendjen Hashim Thaçit për ndarjen e Kosovës”
“Kur familja Jashari e ktheu Prekazin në një Krujë të vërtetë ti ke shitur ikona të vjedhura dhe ke spiunuar emigrantë në Paris”
Rruga Press