Bota

(Video)Raketa britanike shkatërron helikopterin rus, predha amerikane vret kolonelin e Putinit

Armët që Perëndimi ka dërguar në Ukrainë po japin rezultatet e tyre.

Mësohet se Vladimir Putin ka humbur kolonelin e tij të 56-të dhe 40 ushtarë pasi u goditën nga raketat që ushtria ukrainase i ka marrë si dhuratë nga SHBA-ja.

Komandanti i parashutistëve, kolonel Andrei Vasilyev, dyshohet se u vra në një sulm të premten mbrëma. Sipas raportimeve, një raketë me rreze të mesme HIMARS ishte përgjegjëse për shkatërrimin e konvojit me 40 ushtarë që drejtohej nga koloneli 49-vjeçar.

Lexo më shumë  Avancon ushtria e Zelenskyt: Dronët ukrainas mbërrijnë deri në Moskë

Ndërkohë Daily Mail ka publikuar pamjet kur ushtarët ukrainas përdorin një raketë britanike për të shkatërruar një helikopter rus me vlerë 12 milionë sterlina.

Sipas gazetës, ushtarët përdorën raketat Starstreak për të rrëzuar helikopterin Kamov KA-52.

Ngjarja u regjistrua në rajonin Zhytomor.

Ky helikopter rus me një vend njihet me nofkën ‘Peshkaqeni i zi’ dhe përshkruhet në Rusi si ‘helikopteri më vdekjeprurës’.

Lexo më shumë  OKB voton sot draftrezolutën për t’u dhënë palestinezëve të drejta më të mëdha përfaqësimi

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *