(Video)Panik në aeroport, predha e pashpërthyer në valixhen e turistëve
Panik në aeroportin e Izraelit, ku në një valixhe u gjet një predhë e pashpërthyer.
Një familje amerikane ka shkaktuar panik në aeroportin kombëtar “Ben Gurion” të Izraelit, pasi në pikën e kontrollit u shfaq me një predhë të pashpërthyer në valixhe.
Sipas autoriteteteve familja e kishte marrë predhën gjatë një vizite në kodrat e Golan, një zonë luftimi mes Izraelit dhe Sirisë. Ata e kishin futur predhën në valixhe me shpresën për ta marrë me vete në SHBA.
Në videon e publikuar shihen njerëz që vrapojnë të alarmuar nga frika e një shpërthimi të mundshëm.
Pas marrjes në pyetje dhe sqarimit të situatës, familja u lejua të vazhdonte fluturimin.
Kodrat e Golanit u pushtuan nga Izreli gjatë luftës 6 ditore në 1967 dhe mbetjet e konfliktit gjenden ende në zonë.
Rruga Press