Lajme

(VIDEO)“Nuk na komandojnë shqiptarët!” Ekstremistë serbë përballen me Abazoviç: Kërkojini në vend tjetër!

Disa ekstremistë të mbështetur nga partitë pro-serbe në Malin e Zi kanë protestuar para televizionit publik malazez, RTCG.

Në këtë televizion ka dhënë një intervistë edhe zëvendëskryeministri shqiptar Dritan Abazoviç.

Abazoviç pas përfundimit të intervistës nuk ka nguruar as të dalë dhe të përballet me ta, por njëri prej të pranishmëve ka përmendur faktin se ai është shqiptar.

Lexo më shumë  Shqipëria ndalon 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani e substancave kancerogjene

“Jemi në vendin tonë. Shqiptarët nuk do të na komandojnë ne çfarë të bëjmë”, – u shpreh njëri prej tyre.

Ndërkohë, Abazoviç iu afrua protestuesve dhe shkëmbye disa fjali me të mbledhurit, duke thënë se aleanca “E Zeza në të Bardhë” nuk do të krijojë qeveri të re me DPS e Milo Gjukanoviçit.

“Nuk ka pasur kurrë tradhti. Tradhtarët kërkoni në vend të tjetër”, – u tha Abazoviç protestuesve. 

Lexo më shumë  Ndërrimi i pushtetit në veri - Flamujt e fotografia e presidentes në sallat e kuvendeve

Rruga Press

YouTube player