Lajme

(Video+Foto) Spitali “Nënë Tereza” në Tiranë pa karrige, qytetarët shtrihen në dysheme

Nuk kanë qenë të rralla pamjet nga spitalet në Shqipëri, të cilat janë paraqitur në media, ku duket se ashtu si mjekët, edhe pacientët dhe familjarët që vizitojnë të afërmit e tyre nuk kanë kushte komode brenda ambienteve të spitaleve.

Sot në datën 19 korrik 2022, Shqipëria filloi zyrtarisht negociatat në BE dhe kjo, normalisht, do duhet të thoshte se vendi ka bërë përparim, ashtu siç pritet të bëhen edhe hapa të tjerë përpara. Por, pikërisht sot në datën e fillimit të negociatave këto pamje të mosplotësimit të kushteve brenda spitaleve shqiptare përsëriten. Ato na kujtojnë se sa larg është konkretja përballë asaj që udhëheqësit e qeverisë paraqesin.

Në pamjet më poshtë, në foto dhe në pamjet filmike do të shihni se në Spitalin Nënë Tereza në Tiranë, te Shërbimi i Reanimacionit Qendror temperaturat e larta dhe mungesa e karrigeve janë problem i vërtetë, për ata që duket se janë persona të cilët kanë shkuar aty për të vizituar familjarë të tyre pacientë në spital.

Lexo më shumë  Osmani thotë se Serbia po e ndihmon Rusinë të hapë një front të ri kundër Perëndimit

Të ulur nëpër shkallë dhe të shtrirë në korridorin qendror, pamje që vijnë nga spitali më i rëndësishëm në Shqipëri, këta janë këta qytetarë që në këmbim të qytetarisë së tyre marrin cepat e shkallëve dhe pllakat e dyshemesë. Na ngelet vetëm të urojmë nisjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, por gjithsesi duke mos gënjyer veten dhe të tjerët. Bashkim Evropian do të thotë pikë së pari që të respektosh veten, pastaj Bashkimin Evropian. Duke repektuar dinjitetin e vetes, ke respektuar dinjitetin e njeriut dhe për pasojë atë të BE-së si pjesë e vlerave të saj.

Lexo më shumë  Anëtarësimi në KE, Zulfaj: Presim që Shqipëria të jetë aktive

Këto pamje, të zakonta në Shqipëri janë e kundërta e kësaj. Më e pakta që mund të bëhet për një qytetar që ka një person të dashur të sëmurë është që të ketë, si fillim, një karrige ku të ulet dhe të shqetësohet për fatin e të dashurit të tij, por gjithnjë duke qenë i qetë se ky person i dashur është në duar të sigurta dhe po trajtohet mirë, ashtu si vetë ai që po e bën vizitën, që në një situatë normale nuk do duhet asasi të ishte i detyruar të zhgërrehet nëpër dyshemetë e spitaleve.

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *