Bota

(VIDEO)E fundit/Izraeli kryen sulme ajrore në Siri, të paktën nëntë viktima

Sulmet ajrore izraelite pranë Damaskut sot vranë nëntë luftëtarë, përfshirë pesë ushtarë sirianë, në sulmin më vdekjeprurës që nga fillimi i vitit 2022.

Organizata siriane “Observatori i të Drejtave të Njeriut” njoftoi se objektivat përfshinin depo municionesh dhe disa pozicione ushtarake të lidhura me praninë iraniane në Siri.

Lexo më shumë  Prokuroria kërkon 7 vjet burg dhe 300 mijë euro gjobë për ish-presidentin francez Nikolas Sarkozy

Mediat qeveritare siriane konfirmuan katër nga pesë viktimat në sulme ndërsa ende nuk ka reaguar Izraeli.

Nga hetimet është konstatuar se katër ushtarë kanë mbetur të vrarë, tre janë lënduar ndërsa janë konstatuar dëme materiale.

“Katër të vrarët në sulmet e forcave izraelite nuk ishin anëtarë të ushtrisë siriane, por i përkisnin milicisë së mbështetur nga Irani”, tha kreu i Observatorit, Rami Abdel Rahman, duke shtuar se nuk mund të verifikonte kombësinë e tyre.

Lexo më shumë  Pas përfundimit të armëpushimit 3-ditor, Ukraina godet objektivat energjetike të Rusisë

Ai tha se të paktën pesë lokacione të veçanta ishin shënjestruar gjatë operacionit të fundit, të cilin izraelitët e quajtën “bastisje”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *