Bota

(Video) Akte çnjerëzore të Putinit/ Raketa ruse godet qendrën tregtare me 1000 qytetarë brenda

Sulmet çnjerëzore ruse në Ukrainë po vijnë duke u rënduar. Sot, raketat ruse goditën qendrën tregtare ukrainase në të cilën besohet se kishte rreth 1000 qytetarë.

Nuk dihet akoma për numrin e viktimave, por pritet të jetë numër jashtëzakonisht i lartë.

Rreth këtij sulmi sapo është prononcuar edhe presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski:

Pushtuesit hodhën raketa drejt qendrës tregtare, ku kishte më shumë se një mijë civilë. Qendra është në flakë, ekipet e shpëtimit po luftojnë zjarrin, numri i viktimave është i pamundur të imagjinohet.

Asnjë rrezik për ushtrinë ruse. Asnjë vlerë strategjike. Vetëm përpjekja e njerëzve për të jetuar një jetë normale, e cila zemëron aq shumë pushtuesit.

Rusia vazhdon të vendosë pafuqinë e saj mbi qytetarët e zakonshëm. Është e kotë të shpresosh për mirësitë dhe humanizëm nga ana e saj.”, u shpreh presidenti ukrainas, Zelenski.

Rruga Press

Lexo më shumë  Shpërthim në një bazë ushtarake irakiane që kishte lidhje me Iranin, SHBA-ja dhe Izraeli thonë se nuk e kryen sulmin
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *