Lajme

(Video) Zjarr në Spitalin e Fierit, njerëzit dalin jashtë të tmerruar, pamje nga vendngjarja

Një zjarr ka rënë në Spitalin e Fierit, ku siç shihet nga pamjet, pacientët e personeli kanë dalë jashtë të tmerruar.

Ngjarja sapo ka ndodhur, ndërsa raportohet se zjarri ka rënë në sallën e grafisë, në katin e parë të spitalit.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve.

YouTube player

Informacion paraprak

Sot, rreth orës 10:00, në spitalin Rajonal Fier, në repartin e grafisë, ka rënë zjarr.

Lexo më shumë  Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *