Bota

(Video) Zelensky në Sofje kritikon homologun bullgar, i cili po kundërshton mundësinë që ukrainasit të marrin më shumë αrmë

Volodymyr Zelenskiy shfrytëzoi takimin në Sofje për të kritikuar homologun bullgar, Rumen Radev, i cili po kundërshton mundësinë që ukrainasit të marrin më shumë armë në luftën kundër pushtuesit rus. Presidenti bullgar, i hutuar nga ankesa e liderit ukrainas, u kërkoi kamerave që regjistronin takimin të largoheshin nga dhoma e pallatit presidencial.

Zelensky vizitoi shtetin bullgar kryesisht për ta takuar administratën pro-perëndimore të kryeministrit Mykola Denkov, e cila ka mbështetur eksportimin e armëve në Ukrainë dhe po eksploron mënyra për të shitur pajisje bërthamore civile.

Lexo më shumë  Zvicra nuk e fton Rusinë në bisedimet e paqes për Ukrainën

Takimi me Radevin, i cili është më dashamirës ndaj Rusisë, shkoi më keq sesa pritej dhe të dy delegacionet u ulën përballë njëri-tjetrit, secili në anën e vet të tryezës së gjatë.

Radev u përpoq të shpjegonte qëndrimin se “nuk ka zgjidhje ushtarake” dhe se “gjithnjë e më shumë armë nuk do ta zgjidhin” problemin.

“Zoti na ruajt që të të ndodhë ndonjë tragjedi dhe të ishe në vendin tim. Dhe nëse njerëzit me vlera të përbashkëta nuk do të na ndihmonin, çfarë do të bënit? Ju do të thoni–Putin, të lutem rrëmbeje territorin bullgar”, pyeti Zelensky, duke deklaruar se Radev me siguri se nuk do të bënte kompromis me pavarësinë e Bullgarisë.

Lexo më shumë  SHBA akuza të forta Rusisë: Ka shkelur traktatin për ndalimin e armëve kimike gjatë luftës në Ukrainë
YouTube player