Bota

VIDEO/ Vullnetarët amerikanë në betejë kundër rusëve në Ukrainë

Mediumi NEXTA ka publikuar një video, ku shihen disa vullnetarë amerikanë duke luftuar në një betejë në Kiev kundër forcave ruse.

Sipas raportimit, në këtë betejë është çliruar një fshat i këtij rajoni.

Fshati, raporton mediumi, ka qenë i pushtuar nga forcat ruse për më shumë se një muaj.

Lexo më shumë  Serbia përkrah Rusisë, Kinës dhe Bjellorusisë në varrimin e Khameneit

Në videon e publikuar dëgjohet njëri prej vullnetarëve, duke komunikuar në gjuhën angleze. Ata shihen të veshur me rroba ushtarake që ngjajnë me ato të forcave ukrainase.

Kjo është parajsë… kemi disa djem që janë qëlluar pak më parë… aty është njeriu im, komandanti im, që ka një stiker amerikan në krahun e tij. Shihni ndërtesat që po digjen… kemi raketa dhe kemi të gjitha gjërat ‘argëtuese’ për një ditë të bukur”, dëgjohet duket thënë vullnetari entuziast për betejën që po zhvillohej. 

Lexo më shumë  Skandali i Botërorit - Trumpi konfirmon se i kërkoi presidentit të FIFA-s të rishikojë kartonin e kuq për futbollistin amerikan

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *