Lajme

(VIDEO) Vdekja e futbollistit shqiptar në fushë, publikohen pamje nga momenti tragjik

Një ngjarje tragjike u regjistrua ditën e djeshme në Greqi! Futbollisti 21-vjeçar shqiptar, Aleksandër Lambi, humbi jetën në fushën e lojës, teksa ra pa ndjenja në minutat e para të sfidës.

Të gjithë lojtarët, mjekët e të dyja skuadrave u sensibilizuan për t’i ardhur në ndihmë. I riu u dërgua në spital, por për fat të keq, nuk arriti të mbijetonte.

Mediat greke kanë arritur të publikojnë së fundmi, disa sekuenca nga moment tragjik i vdekjes së futbollistit shqiptar, teksa në fushë shikohet një ambulance duke i ardhur në ndihmë shqiptarit, por pa mundur t’i shpëtojë jetën.

Lexo më shumë  Zëdhënësi i Qeverisë thotë se qindra zyrtarë publikë janë arrestuar për keqpërdorime të ndryshme

Lambi, cilësohej si një futbollist mjaft i talentuar dhe ishte pjesë e ekipit grek Apolon Smirnis. Së fundmi, ishte i huazuar te skuadra e Liupoli, ekip që merr pjesë në kategorinë e 3 të kampionatit grek.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player