(Video) Uzina e Përpunimit të Armëve ku u përleshën ushtarët shqiptarë me rusët
Dy shtetas rusë dhe një ukrainas janë pikasur nga ushtarët shqiptarë që ndodheshin në krye të detyrës, teksa po kërkonin të hynin fshehurazi në godinë e Uzinës së Përpunimit të Armëve në Gramsh.
Në momentin që ushtarët shqiptarë janë afruar, rusët i kanë sulmuar duke përdorur mjete piroteknike dhe spraj.
Tre shtetasit e huaj të dyshuar si agjentë rusë, janë arrestuar nga drejtoria e Policisë së Elbasanit dhe më pas i janë dorëzuar antiterrorit, ku edhe janë marrë në pyetje.
Burimet për gazetarin Kozarja kanë theksuar se tre shtetasit e huaj, dy rusë dhe një ukrainase, kanë thënë se janë turistë.
Ndërkohë që në çantën e tyre janë gjetur aparatura të cilat përdoren nga agjentë spiunazhi për të fotografuar objekte. Në mikroçipet e këtyre aparaturave janë gjetur edhe foto të Uzinës.
Ndërkohë në pamjet shihet Uzina e Përpunimit të Armëve në Gramsh.
Rruga Press