Sport

Video/ Debutim ëndrrash i futbollistit të kombëtares Kristjan Asllani me ekipin e Interit

Mesfushori shqiptar, Kristjan Asllani ka fituar minutat e parë në Serie A me Interin.

Asllani u transferua në këtë verë te Interi nga Empoli për një shifër huazimi prej tre milionë eurosh me obligim blerje për 11 milionë tjera.

Futbollisti i kombëtares shqiptare ka shkëlqyer në përgatitjet para-sezonale dhe në miqësore, duke fituar besimin e trajnerit Inzaghi.

Megjithatë, iu desh vetëm ndeshja e javës së dytë të edicionit 2022/23 në Serie A që Asllani ta fitojë debutimin me fanellën e Interin.

Pasi nuk luajti asnjë minutë në fitoren e vështirë në udhëtim te Lecce, Asllani fitoi minutat e parë në shtëpi ndaj Spezias.

Simone Inzaghi vendosi t’ia dhuroj debutimit 21-vjeçarit shqiptar në minutën e 85-të duke e zëvendësuar me kroatin Marcelo Brozovic.

Pas këtij debutimi, Asllani pritet të fitojë vazhdimisht minuta pasi është një lojtar që mund t’i mbuloj disa role, teksa është lavdëruar nga drejtuesit dhe trajneri Inzaghi. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *