Bota

(Video) Ushtari rus i tregon gishtin e mesit dronit ukrainas, por më pas…

Më poshtë është video e momentit kur një ushtar rus i tregoi gishtin e tij të mesit një droni ukrainas, pak çaste para sulmit nga ajri.

Pamjet e reja që publikohen nga forcat ukrainase flasin për një zmbrapsje në lindje të ushtrisë së Moskës.

Në videon e publikuar duken ushtarët e Putinit që po përpiqen të fshihen pranë një ndërtese.

Video tregon dronin që vështron 6 ushtarët rusë që qëndrojnë rreth automjetit ushtarak. Një nga luftëtarët shihet duke e kthyer kokën nga qielli përpara se të ngrejë gishtin e mesit.

Por droni më pas lëshon një granatë mbi tank duke bërë që ai të shpërthejë në flakë. Sipas zyrtarëve ukrainas, Rusia ka humbur deri tani 30 mijë trupa, 1330 tanke, 207 avionë dhe 174 helikopterë në luftë. 

Lexo më shumë  Imazhet satelitore që tregojnë dëmet në bazën ajrore ushtarake ruse – pas sulmeve nga Ukraina

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *