Bota

(Video) Ukrainasit tallen me rusët se tërheqja nga Ishulli i Gjarpërinjve ishte ‘gjest i vullnetit të mirë’

Anton Gerashchenko, një këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme, postoi këtë video duke u tallur me pretendimin rus se tërheqja e saj nga Ishulli i Gjarpërinjve ishte një “gjest i vullnetit të mirë”.

Ministria ruse e Mbrojtjes kishte bëri të ditur sot se ka tërhequr trupat e saj nga Ishulli i Gjarprit në Ukrainë, si shembull i një “gjesti të vullnetit të mirë”.

Lexo më shumë  Kriza në Ngushticën e Hormuzit: Çmimi i naftës bie nga 120 në 88 dollarë

Por ukrainasit thonë se sulmet e tyre i kanë detyruar rusët që të tërhiqen.

Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak shkroi: “Bum. Nuk ka më trupa ruse në Ishullin e Gjarprit. Forcat tona të armatosura bënë një punë të mirë”.

Mediat ukrainase shkruajnë se mbrëmë ka pasur luftime në këtë ishull të vogël dhe mund të dëgjoheshin shpërthime dhe të shihej edhe zjarr.

Lexo më shumë  NATO riafirmon gatishmërinë 'për të mbrojtur të gjithë aleatët' pas neutralizimit të raketës balistike të lëshuar nga Irani drejt Turqisë

©Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *