Bota

VIDEO/ Ukrainasit sërish godasin rusët me sistemin e avancuar raketor amerikan – HIMARS shkrumbon depot me municion

Taktika ushtarake e ukrainasve mbi caqet ushtarake ruse siç janë depot e municionit ka vazhduar edhe të shtunën mbrëma, por edhe granatimi i disa ndërtesave civile që rusët po i shfrytëzojnë si baza ushtarake në Donbas.

Kësaj radhe sulmet kishin për cak depot në Alchevsk që gjendet rreth 51 kilometra larg vijës së frontit në Luhansk.

Edhe kësaj radhe siç ndodhi më herët, ukrainasit kryen sulmet me sistemin e avancuar raketor amerikan HIMARS, ku me raketat M31 me rreze veprimi prej 80 kilometrave, goditën caqet ushtarake ruse.

Lexo më shumë  Simonyte: Lituania e hapur për dërgimin e ushtarëve në Ukrainë

Raketat ishin lansuar nga pjesa lindore e vendit të quajtur Bahmut, që akoma është nën kontroll e ukrainasve. HIMARS goditi depot ushtarake të rusëve në Shaktarsk.

E kjo nuk është hera e parë që ukrainasit po e përdorin këtë sistem të avancuar raketor amerikan për të goditur rusët.

Madje ata nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, kishin bërë thirrje që t’ju dërgohen sa më shumë sisteme të tilla raketore.

Lexo më shumë  Dodiku e thot haptazi: Na ka mbetur edhe një luftë – çlirimi i Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina

Një prej arsyeve është preciziteti i paparë si dhe rrezja e mesme e veprimit, që i mundëson ukrainasve të godasin nga distanca pa pasur nevojë të afrohen tutje dhe të rrezikojnë jetën e ushtarëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *