Bota

(Video) Ukraina sulmon në territorin rus me “kamikazin e qiellit”

Një dron kamikaz i komanduar nga forcat e Ukrainës ka shpërthyer këtë të mërkurë në një rafineri të madhe nafte brenda territorit të Rusisë.

Ngjarja ka ndodhur në rajonin e Rostovit ku ndodhet edhe rafineria e naftës Novoshakhtinsk. Ndërkohë, disa persona që ndodheshin jo larg nga rafineria kanë arritur të filmojnë momentin para se droni të sulmonte rafinerinë, duke shkaktuar dëme të mëdha. Flakët përfshinë menjëherë ambientin e rafinerisë, ndërsa tymi pushtoi zonën.

Lexo më shumë  BE përkujton Srebrenicën: Nuk ka vend për mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e kriminelëve

Personat që filmuan pamjet fillimisht po bënin shaka me dronin teksa po fluturonte mbi kokat e tyre, ndërsa më pas u pushtuan nga frika.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *