Bota

(Video) Ukraina godet me HIMARS në Krime? Dalin pamjet e shpërthimeve

Baza ajrore ruse në Krime është përfshirë nga disa shpërthime të fuqishme gjatë ditës së sotme. Dëshmitarët okularë i thanë Reuters se dëgjuan disa shpërthime të forta dhe panë tym të zi që ngrihej nga drejtimi i një baze ajrore ruse në Novofedorivka në Krimenë perëndimore sot.

Videot e shpërndara në mediat sociale gjithashtu treguan tymin që ngrihej në zonë.

Lexo më shumë  Sulmet ukrainase kanë ulur me 20 për qind kapacitetin rus për eksportin e karburantit
https://twitter.com/cmarch413/status/1557002441396260865?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1557002441396260865%7Ctwgr%5Ebedb0885b116f7e0d47ba002fe57591238fd12fd%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fvideo-shperthime-dhe-tym-i-zi-cfare-po-ndodh-ne-bazen-ajrore-ruse%2F

Sipas raportimeve, rreth orës 15:30 (me orën lokale) pasditen e sotme janë dëgjuar të paktën 12 shpërthime.

Aneksimi i gadishullit ukrainas të Krimesë në Federatën Ruse u bë në vitin 2014.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ruse, shpërthimet ndodhën për shkak të ndezjes së municioneve, të cilat ishin në një zonë magazinimi të bazës.

Lexo më shumë  Trumpi kërcënon Iranin me shkatërrim total

Sipas tyre, askush nuk u lëndua nga shpërthimi dhe pajisjet e aviacionit të aeroportit nuk u dëmtuan.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *