Mbështetësit e Trumpit protestojnë përpara shtëpisë së tij që u bastis nga FBI-ja

Një grup mbështetësish të ish-presidentit amerikan, Donald Trump u mblodhën për protesta në West Palm Beach, përpara pronës së tij, duke valëvitur flamuj për t’i dalë në përkrahje Trumpit, raporton BBC.

Shumë republikanë mbështesin pretendimin e Trumpit se bastisja e FBI-së është pjesë e një strategjie për ta penguar atë të kandidojë sërish në vitin 2024. Mes tyre është edhe Seth Weathers, i cili e quajti bastisjen në shtëpinë e Trumpit në Florida “të egër”.

Weathers thotë se është krijuar një precedent që ai mendon se do të jetë “shumë i vështirë për t’u përmbysur”.

Ai pretendon se autorizimi ligjor i urdhrit të kërkimit ishte i motivuar politikisht dhe thotë se “tejkalimi i kompetencave” i administratës së Joe Bidenit ka arritur në një nivel që shumë njerëz nuk mendonin se do të ndodhte.

Agjentët e FBI-së bastisën pronën e Trumpit në Mar-a-Lago të martën dhe hapën kasafortën e tij si pjesë e një hetimi për të dhënat presidenciale.

Ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump mund të ndalohet të mbajë poste publike nëse shpallet fajtor për keqpërdorimin e të dhënave të klasifikuara të Shtëpisë së Bardhë, pasi ka dyshime se në materialet që FBI ka gjetur në rezidencën e tij luksoze Mar-a-Lago janë konfidenciale dhe janë marrë pa të drejtën e tij gjatë shpërnguljes nga Shtëpia e Bardhë.

Ligji federal në Amerikë ndalon një person të dënuar për keqpërdorimin e dokumenteve të mbajë ndonjë post zyrtar në SHBA.

Sipas Kodit të SHBA-së, Titulli 18, Seksioni 2071, kushdo që fsheh, heq, gjymton, fshin ose shkatërron me dashje dhe në mënyrë të paligjshme, ose tenton ta bëjë këtë, ose, me qëllim për ta bërë këtë, merr dhe heq çdo procesverbal” mund të gjobitet dhe dënohet me një maksimum prej tre vite burg.

Rruga Press

Lexo më shumë  “Putini po përgatit sulmin e bujshëm”, shërbimet sekrete: Një nga objektivat, kabllot e komunikimit nënujor

Leave a Reply

Your email address will not be published.

AlbanianEnglishFrenchGermanItalianPortuguese