BallinaBota

VIDEO/Ujku shfaqet pas fëmijës! Qeni i vogël shpëton të miturin, por…

Një qen trim dha jetën e tij për të shpëtuar pronarin 10 vjeçar nga sulmi i një ujku.

Nga pamjet e publikuara në rrjet, fëmija me emrin Yemelyan po luante lojë kukufshehtas me vëllezërit e motrat e tij në Republikën veriore të Rusisë, Komi.

Videoja tregon djalin që fshihet në një grumbull dëbore, pa e ditur se një ujk kishte dalë nga pylli aty pranë.

Lexo më shumë  Cameron: Britania do ta ndihmojë Ukrainën sa të jetë e nevojshme

Qeni “Jack Russell Jessie” dalloi rrezikun ekstrem për Yemelyan dhe vrapoi si një plumb për të sfiduar ujkun e madh.

Kamera e sigurisë ka kapur momentin kur qeni hidhet si shigjetë në dëborë.

Klithma e qenit alarmoi Yemelyan, i cili kishte kohë për të ikur nga rreziku dhe për t’u treguar prindërve të tij për sulmin.

Ujku e lëshoi qenin që kishte kafshuar duke e plagosur rëndë, por kafsha e gjorë ngordhi më vonë.

Lexo më shumë  Gjermania paralajmëron pasoja pas sulmit të dyshuar kibernetik rus
YouTube player

Rruga Press

YouTube player