KryesoreLajme

(Video) Tifozët maqedonas bërtasin “shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur”, ndërkohë që mbajnë veshur fanellën e Ademit dhe Alioskit

Maqedonia e Veriut mbrëmjen e shkuar ka regjistruar një fitore të rëndësishme në futboll, duke mundur Italinë me rezultatin 1:0.

Kjo fitore ishte e vlefshme për kualifikim në Botërorin e këtij viti në Katar dhe e çon Maqedoninë e Veriut në ndeshjen finale të play off-it me Portugalinë.

Kjo bëri që të shpërthejë festa në Shkup, ku shumë shpejtë sheshi në kryeqendër u mbush me tifozë, me huliganë që nuk e kishin merakun te fitorja, aq sa e kishin te thirrjet fashizoide dhe raciste antishqiptare.

Lexo më shumë  Muja: Kontratat njëburimore janë përgjysmuar, propaganda e opozitës është e pabazë

Në vend që të festohejë denjësisht, ata filluan të urojnë vdekjen për shqiptarët, edhe pse një pjesë e sukseseve të njëpasnjëshme të përfaqësueses së Maqedonisë në futboll janë edhe fal futbollistët shqiptarë ai Arijan Ademi, Enis Bardhi, Ezgjan Alioski, Visar Musliu, Erdon Daci, Valon Et’hemi, etj. Disa prej tyre, ndërkohë që thërrisnin parrullën e njohur serbo-maqedonase “shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur”, mbanin veshur fanella të disa prej këtyre futbollistëve shqiptarë, gjë që flet edhe për “paqartësinë” tipike maqedonase.

Lexo më shumë  “Mitrovica pa kryetar”, VV-ja në Mitrovicë shpallë në kërkim Hamzën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *