Lajme

(Video) Tifozët e Shkupit i pritën me këngën e Adem Jasharit futbollistët nga Kosova

Ekipi i futbollit nga Kosova “Ballkani” doli triumfues në derbin e shqiptarëve me “Shkupin” në stadiumin “Todor Proeski” në Maqedoninë e Veriut. Skuadra e ligës së Kosovës fitoi me rezultatin 2-1 ndaj shkupjanëve, në ndeshjen e vlefshme për fazën play-off të Conference League.

Pavarësisht sesi do të shkojë historia në ndeshjen e kthimit, një gjë dihet me siguri, një ekip shqiptar do të kalojë në fazën e grupeve të Evropës.

Lexo më shumë  Parlamenti spanjoll nesër debaton propozimin për njohjen e Kosovës

Ndërkohë, një gjest vërtet emocionues ka ndodhur para nisjes së ndeshjes. Teksa lojtarët e Ballkanit kanë hyrë në fushën e blertë, nga tifozët e Shkupit kanë ardhur duartrokitje. Shvercerat kanë nisur të këndojnë menjëherë për heroin Adem Jashari, duke i emocionuar të gjithë ata që ndodheshin në shkallët e stadiumit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *