Bota

Gogoli rus: blindimi ushtarak i një vendi nordik

Danimarka pret të investojë 40 miliardë korona (5.47 miliardë dollarë) në anije të reja luftarake për të forcuar sigurinë e saj detare pas fillimit të luftës në Ukrainë, tha Ministria e Mbrojtjes.

Ky anëtar i Aleancës Veriatlantike bën të ditur se kjo është vetëm një pjesë e investimeve që do të realizohen në 20 deri në 25 vitet e ardhshme, transmeton Reuters.

Lexo më shumë  Norvegjia njofton se do të arrestojë Netanyahun nëse lëshohet një urdhër

“Një partneritet me industrinë detare është nisur për të zhvilluar dhe ndërtuar anije të reja luftarake në Danimarkë,” tha Ministri i Mbrojtjes Morten Bodskov.

Ai shtoi se siguria e furnizimit luan një rol vendimtar këtu.

“Me sulmin rus në Ukrainë dhe situatën e re të sigurisë në Evropë, është më e rëndësishme se kurrë që Danimarka të jetë në gjendje të mbrohet”, tha Bodskov.

Lexo më shumë  Baerbock: Mbrojtja ajrore e Ukrainës prioritet absolut

Anëtarët e NATO-s janë zotuar të rrisin gradualisht shpenzimet e mbrojtjes në dy për qind të prodhimit të brendshëm bruto (PBB) deri në vitin 2033.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *