VIDEO / Tensione te ‘5 Maji’, tre efektivë policie tërheqin zvarrë të moshuarën
Një e moshuar, e cila nuk pranonte të dilte nga banesa e saj, e projektuar për tu shembur te ‘5 Maji’, është nxjerrë me forcë, duke u tërhequr zvarrë nga tre efektivë policie.
Pamjet janë publikuar në mediat sociale, ku shihet se si uniforma të shumta policie kanë rrethuar banesat e kësaj lagjeje, ndërsa përpiqen të nxjerrin me forcë banorët e tyre, të cilët nuk pranojnë ti lirojnë, mes të cilëve shihet edhe një e moshuar.
Në pamjet e nxjerra nga joq.al, shihen të paktën tre police femra, mes të cilave edhe një polic mashkull, të cilët tërheqin për krahu të moshuarën, në përpjekje për ta larguar nga aty ku pritet të nisë shembja nga fadromat e IKMT-së.
Rruga Press