Lajme

Djali iu arrestua sipër çatisë, nëna mes lotësh: Nuk e di ku do rrimë

Nëna e të riut i cili u arrestua nga forcat Shqiponja në Tiranë është shprehur se nuk e di se ku do ta kalojnë natën. Mes lotësh ajo thotë se iu është kërkuar që të lirojë shtëpinë dhe ta bëjnë shesh ndërtim. Ajo tha se nuk e di se ku do të qëndrojnë, nuk kanë marrë asgjë me qera, dinë vetëm që do të prishet ndërtesa.

Lexo më shumë  Kroacia nis në Kosovë kontingjentin e 41-të të ushtarëve

‘Është kundërshtuar sepse nuk ka asnjë marrëveshje. Thjesht na liro shtëpinë se do ta bëjmë shesh ndërtimi. Djali im ishte ai mbi tarracë. Bashkia thjesht na ka sjellë një vendim. Jemi ankuar 2000 herë, vetëm VKM copy-paste kemi marrë përgjigje. Nuk di çfarë të them, nuk e di ku do rrimë. Vetëm lirojeni banesën na kanë thënë. Nuk i kemi lëvizur orenditë se nuk kemi shtëpi. Po të hysh brenda ta shikosh, do prishen të gjitha. As qira nuk kemi marrë, asgjë. Thjesht do prishet shtëpia dhe kaq.’- tha nëna.

Lexo më shumë  Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Rruga Press

YouTube player