BotaKryesore

(Video) Tensione në Moskë, Lavrov largohet në mes të konferencës me diplomaten britanike, e lë atë vetëm në podium

Liz Truss ka pasur një përplasje me homologun e saj rus Sergei Lavrov për Ukrainën – me njeriun e Vladimir Putinit që e la atë vetëm në podium, duke u larguar nga një konferencë për shtyp.

Sipas mediave britanike, Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, dha një mesazh të ashpër se Kremlini duhet të ‘ndalojë retorikën e Luftës së Ftohtë’ dhe të tërhiqet nga një pushtim ‘katastrofik’ i Ukrainës gjatë bisedimeve të tensionuara.

Në vizitën e saj të parë zyrtare në Moskë, ajo paralajmëroi se Kievi nuk duhet të ‘ngacmohet’, duke kërkuar që Rusia të mbështesë pretendimet e saj se nuk ka ‘nuk ka plane’ për të thyer kufirin e fqinjit të saj me ‘veprime’.

Lexo më shumë  Sveçla viziton policin e plagosur në Klinë: Hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë
YouTube player

Por në diskutime dhe në një konferencë të përbashkët shtypi, Lavrov ka thënë se “qasjet ideologjike, ultimatumet dhe moralizimi është një rrugë drejt askund”.

Në skenat e kapura nga kamera, ai u largua papritmas në fund të konferencës për shtyp, duke e lënë zonjën Truss të qëndronte vetëm.

Ndryshe, Boris Johnson nisi udhëtimin e tij në selinë e NATO-s në Bruksel dhe më pas në Poloni, duke paralajmëruar se Evropa po përballet me ‘momentin më të rrezikshëm për dekada’ dhe ‘rreziqet janë shumë të larta’.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel, kryeministri britanik ka thënë se nuk besonte se Vladimir Putin kishte marrë një vendim përfundimtar nëse do të dërgonte trupa mbi kufi.

Lexo më shumë  Momenti kur makina e politikanit pro-Putin shpërthen në “tentativë për vrasje” – pasi ai doli vullnetar për të luftuar në Ukrainë

Por Johnson pranoi se shenjat nuk ishin të mira, duke këmbëngulur se Putin do të përballet me një përgjigje të fortë nëse ai vazhdon me një veprim të tillë.

Dhe pasi 1,000 trupa të tjera britanike u vunë në gatishmëri për të fluturuar në rajonin e trazuar, Truss i tha Lavrov: “Realiteti është se ne nuk mund të injorojmë grumbullimin e mbi 100,000 trupave në kufirin ukrainas dhe përpjekjet për të minuar sovranitetin ukrainas dhe integriteti territorial”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *