Bota

(Video) Tenisti ukrainas e lë raketën për ta rrokur pushkën

Në vitin 2013, ai shkaktoi njërën ndër befasitë më të mëdha në historinë e tenisit, duke eliminuar kampionin në fuqi, Roger Federer, nga turneu Wimbledon.

Sot, tenisti ukrainas, Sergiy Stakhovksy, është luftëtar vullnetar në një patrullë ushtarake në Kiev, të cilin ai zotohet se do ta mbrojë “deri në fund” përballë forcave ruse.

Kanë kaluar mbi dy javë prej kur ai është rikthyer në Ukrainë dhe i është bashkuar brigadës territoriale, të përbërë nga vullnetarë që për detyrë kanë mbështetjen e ushtrisë kundër pushtimit rus, që ka filluar më 24 shkurt./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *