KryesoreLajme

(Video) Stuart Peach: Kosova ka zhvilluar demokraci të mirëfilltë në një periudhë shumë të shkurtër kohore

I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka thënë se Kosova po bën hapa të rëndësishëm për ta luftuar korrupsionin dhe për ta forcuar sundimin e ligjit.

Peach përmes një videoje ku ka paraqitur përshtypjet e tij nga vizita e parë në Kosovë pas 22 vjetësh, ka thënë se është i mahnitur me përparimet që kanë ndodhur këtu.

“Në një periudhë shumë të shkurtër kohore, Kosova ka zhvilluar demokraci të mirëfilltë, në rrugën e integrimit euro-atlantik dhe po bën hapa të rëndësishëm për ta trajtuar korrupsionin dhe të forcojë sundimin e ligjit. Britania e Madhe qëndron si çdo herë partnere e palëkundur e Kosovës dhe zotohet të trajtojë kërcënimet ndaj stabilitetit dhe sigurisë në rajon. Kosova çdo herë ka qenë një vend i veçantë për mua, që kur kam ardhur këtu për herë të parë, në vitin 2000. Është e mahnitshme të shohësh se sa shumë ka ndryshuar për të mirë që atëherë”, ka thënë Peach.

Lexo më shumë  Nisin zgjedhjet presidenciale në Maqedoni të Veriut

Ai ka shtuar se disa nga prioritetet e tij në rolin e ri që ka në Ballkanin Perëndimor janë: promovimi i institucioneve të forta demokratike, trajtimi i krimit të organizuar, dhe inkurajimi i zgjidhjes së çështjeve si krimet e luftës dhe personat e zhdukur.

Peach po ashtu ka thënë se është duke punuar me partnerët e tij për dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Lexo më shumë  "Shpifje skandaloze"/ Emisioni italian "Report" pas reagimit të kryeministrit: U dërguam kërkesë për intervistë personave të përmendur në reportazh, Rama dhe Agaçi nuk pranuan të flasin

“Jam duke punuar po ashtu me partnerët për dialogun Kosovë-Serbi, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Këto janë prioritete për Kosovën, ashtu sikurse edhe për Britaninë e Madhe dhe jam duke shikuar që të punojë me ju në këtë drejtim”, është shprehur Peach.

Gjatë ditës së enjte, Peach ka zhvilluar takime të ndara me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti, të cilëve u ka shprehur mbështetjen e mëtejme të Britanisë së Madhe ndaj shtetit të Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *