Sport

VIDEO/Skuadrat shqiptare “bëjnë ligjin” në Maqedoni, ish-lojtari i Tiranës bën gol “Quaresma” nga goditja e dënimit

Java e 14 në Ligën elitare të Maqedonisë së Veriut ka dhuruar sukses për skuadrat shqiptare. Shkupi ka shënuar pesë herë në portën e Pelisterit, për të vijuar kryesimin e tabelës së klasifikimit.

Shkëndija ka bërë detyrën në shtëpi me Bregalnica, falë golit të Krivak në minutën e 61. Edhe Struga ka fituar në shtëpi 1-0 me Rabotnickin. Për struganët ka shënuar Klinsman Cake, me ish-mbrojtësin e Tiranës që dërgon topin në trekëndësh nga goditja e dënimit dhe me stilin e Quaresma.

Lexo më shumë  Hungari – Zvicër, formacionet zyrtare: Shaqiri nuk starton

Pas 14 javësh, Shkupi prin me 32 pikë, katër më shumë se Akademija Pandev e vendit të dytë. Në vendin e tretë dhe të katërt Renova dhe Shkëndija, ndërsa Struga në të pestin.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *