Lajme

(Video) Situata në veri të Kosovës, forca të shtuara të Policisë te ura e Ibrit

Pas dyshimeve për sulm ndaj zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës, forca të shtuara të Policisë te ura e Ibrit në veri të Mitrovicës po orientojnë qytetarët të mos kalojnë urën në grupe të mëdha.

Kallxo.com ka sjellë pamje nga vendi i ngjarjes.

Gjatë ditës së sotme ka qenë e paraparë që zyrtarët e përzgjedhur të lartë komunal së bashku me zyrtarë të KQZ-së, Ministrisë së Pushtetit Lokal të vendosen nëpër komunat me shumicë serbe të cilat tani e sa javë janë duke funksionuar pa kryetarë të komunave për shkak se të njëjtit kanë dhënë dorëheqje.

Lexo më shumë  FBI përforcon provat për përfshirjen e Serbisë në sulmin në Ibër Lepenc

Sipas raportimit të mediave, mësohet se KQZ ka kërkuar tani e disa ditë që gjatë kësaj kohe kur pritej të vendoseshin zyrtarët e lartë komunal që janë përzgjedhur për të zëvendësuar ata të dorëhequrit, të kenë edhe mbështetjen e Policisë së Kosovës.

Në momentet kur është tentuar zëvendësimi i zyrtarëve të lartë është lëshuar edhe alarmi në pjesën veriore të Kosovës. Ndërsa në orët e pasdites në veri të vendit janë dëgjuar disa shpërthime dhe sirena.

Lexo më shumë  Protestat rrëzojnë qeverinë në Bullgari, jep dorëheqjen kryeministri

‘Bombat Shock ’, sipas Kallxo.com janë gjuajtur në drejtim të zyrave të KQZ-së në vendin ku ishin edhe zyrtarët policor të Policisë së Kosovës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *