Uncategorized

Ursula von der Leyen: BE-ja do të ndajë 1 miliard euro për shtetet e Ballkanit Perëndimor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se kanë ndarë 1 miliard euro ndihmë për shtetet e Ballkanit Perëndimor që ta përballojnë krizën energjetike që pritet ta kaplojë rajonin këtë dimër.

Në një konferencë për media të martën pas Samitit në Tiranë, Von der Leyen ka thënë se është shumë e rëndësishme që krizën energjetike ta adresojnë së bashku me partnerët.

“Ju siguroj se mbështetja për rajonin vjen vërtetë nga zemra, sepse besojmë thellësisht se duhet të punojmë së bashku. Ky samit ishte një mesazh i të qenit së bashku. Një samit partneriteti me biseda të thella, të qarta, të drejtpërdrejta dhe të sinqerta. Diskutuam shumë tema. Ne dëshirojmë të përballemi me sfidat, siç është kriza energjetike. Për ne është e rëndësishme që së bashku me partnerët ta adresojmë krizën energjetike. Për ne janë të rëndësishme bizneset, të cilave duhet t’u ndihmojmë ta përballojnë krizën. Për rajonin do të ndahen 1 miliard euro ndihma për krizën energjetike. Kjo shumë do të ndahet në dy pjesë”, ka thënë ajo, duke shtuar se synojnë që të ndërtojnë edhe një sistem efikas të energjisë në Ballkanin Perëndimor.

Von der Leyen theksoi se BE-ja ka aprovuar 40 projekte të rëndësishme për rajonin, të cilat sipas saj, vlejnë shumë miliona euro. Ky plan ekonomik i investimeve, sipas presidentes së Komisionit Evropian, po ecën në drejtimin e duhur.

Von der Leyen tregoi qartë se mbështesin tërësisht integrimin e rajonit në BE. Bëri me dije se ka pasur shumë progres në këtë proces, duke përgëzuar Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për organizimin e mbledhjes së parë ndërqeveritare.

Ajo përgëzoi shtetet e Ballkanit Perëndimor për marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të tregut të përbashkët rajonal.

Sfidë të përbashkët mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, Von der Leyeni e ka cilësuar emigrimin. Ajo ka thënë se situata e tillë duhet të menaxhohet së bashku mes shteteve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *